Fara e zezë (Nigella Sativa)

Nga : | 2 Komente | Më : 4 Shkurt, 2013 | Kategoria : Info, Përbërës, Shëndet

farazeze2-575x262

Kjo bimë rritet në formë barishteje nëpër ara.  Rritet deri në 40 cm lartësi dhe formon bohçe brenda të cilave ruhen farat e vogla të zeza të cilat përdoren gjerësisht në gatime por jo vetëm.

Kjo farë përmban vitamina dhe përbërës të ndryshëm të cilët janë mjaft të vlefshëm për trupin e njeriut. Brenda tyre mund të përmendim përbërësit thymoquinon dhe nigellon të cilët njihen si veprues në forcimin e sistemit imunitar dhe prandaj përdoren si lëndë bazë për prodhimin e disa lloj ilaçesh që rekomandohen për forcimin e këtij sistemi.

Kjo bimë përdoret prej shekujsh dhe kohët e fundit janë shtuar studimet e bëra mbi të. Si vend lindjeje konsiderohet jugu i Evropës dhe brigjet lindore të detit Mesdhe. Në familjen e saj ka disa lloje por ai që përdoret dhe për gatim është Nigella Sativa.

Kur piqen, farat me madhësi 1.5 – 2 mm mblidhen dhe thahen. Ato përmbajnë 21% proteina, 38% karbohidrate dhe 35% vajra bimorë. Disa nga përbërësit janë: Nigellon, thymoquinon, acid linoleik, acid oleik, acid palmitik, kalcium, sodium, potasium, hekur, zink, bakër, magnez, selenium, fosfor, vitamina A, B dhe C.

Çfarë vlerash dhe dobish ka?

Fara e zezë forcon sistemin imunitar

Në një kërkim të qendrës kërkimore ImmunoBiology, në farën e zezë është konstatuar prania e një lënde e cila stimulon shtimin e palcës dhe qelizave imunitare.

Ka veçori antioksiduese. Ka ndikim në parandalimin e formimit vatrave të qelbëzuara në zona të infektuara.

Luan rol ngadalësues të përhapjes së kancerit të gjirit dhe prostatës.

Ul sheqerin në gjak. Eshtë vënë re se stimulon qelizat beta të pankreasit që prodhojnë insulinën.

Ruan muret e stomakut nga elementët që e acarojnë atë.

Përbërësi “timokinon” që gjendet në farën e zezë, ul nivelin e homosisteinës e cila sjell shqetësime në zemër. Niveli i homosisteinës në trup, veç vitaminave B6, B12 dhe acidit folik, rregullohet  dhe  në sajë të hormoneve dhe faktorëve gjenetikë. Tek të sëmurët me nivel të lartë homosisteine rekomandohet përdorimi i vitaminave B6, B12 dhe acidit folik. Testet laboratorike kanë nxjerrë në pah se fara e zezë ndikon në uljen e nivelit të homosisteinës më shumë se acidi folik.

  1. Dërguar nga Berati 13 Prill, 2013

    A asht kjo per te cilen profeti ka thane se ne te ka sherim per çdo semundje?

    • Dërguar nga Admin 13 Prill, 2013

      Pikërisht për atë është fjala.

Shto një Koment


+ 8 = 9

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.