Bullgur me bajame

2013-03-17
bullgur_me_bajame
  • Persona : 4
  • Koha e Përg. : 15m
  • Koha e Pjekjes : 15m
  • Gati për : 30m

Përbërësit

  • 1 gotë uji bullgur (kokërr madh)
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë ëmbëlsire margarinë
  • 1 filxhan çaji bajame (të qëruara)
  • 1 lugë gjelle rrush kokërr vogël
  • Kripë
  • 2 gota ujë

Përgatitja

Hapi 1

Rrushin kokërr vogël e lemë në ujë për 5 minuta dhe pastaj e kullojmë.

Hapi 2

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe bajamet dhe i kavërdisim derisa të marrin një ngjyrë kafe të çelët.

Hapi 3

Shtojmë margarinën, bullgurin, kripën dhe ujin e zier. I lemë të ziejnë në zjarr të lehtë për 15 minuta. Pasi të ketë zier e lemë të pushojë rreth 20 minuta.

Këshillë:
Për t'i qëruar bajamet, i lemë në ujë të vakët për gjysëm ore. Bajamet e fryra nga uji qërohen shumë lehtë.

Kategoria e Recetës: Përbërësit: , , , , , ,
Vlerësimi Mesatar

(5 / 5)

5 5 6
Vlerëso këtë Recetë

6 vizitorë vlerësuan këtë recetë

Receta nga Editori:
  • fasule-turshi_gatuajmire

    Fasule të njoma turshi

  • turshi-lakre_gatuajmire

    Lakër e kuqe turshi

  • pogace_me_djathe-gatuajmire

    Pogaçe me djathë

  • qebapi_i_shehzades-gatuajmire

    Qebapi i Shehzades

  • qebap_tepsie6-gatuajmire

    Qebap tepsie

Komente mbi Recetën

Shto një Koment


+ 7 = 13

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.