Fruta deti në furrë

2013-08-01
fruta_deti_ne_furre
  • Persona : 4
  • Koha e Përg. : 10m
  • Koha e Pjekjes : 40m
  • Gati për : 50m

Përbërësit

  • 200 gr peshk salmon (fileto)
  • 1 peshk levrek (fileto)
  • 8 kërpudha
  • 5 qepë të njoma
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 tufëz majdanoz
  • 1 domate
  • 2 gjethe dafine
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Vaj luledielli

Për beshamelin:

  • 1 gotë uji qumësht
  • 1 lugë ëmbëlsire miell
  • 1 filxhan çaji me kaçkavall të grirë

Përgatitja

Hapi 1

Filetot e salmonit dhe levrekut e presim në kuba të vegjël. Grijmë kërpudhat, qepët e njoma, hudhrat dhe majdanozin. Domatet, pasi i qërojme, i grijmë në kuba të vegjël.

Hapi 2

Në një tigan të madh që nuk ngjit (teflon) hedhim vajin dhe shtojmë kërpudhat, hudhrat dhe fillojmë t'i kavërdisim. Shtojmë peshqit dhe vazhdojmë t'i përziejmë bashkë. Hedhim domatet, gjethet e dafinës, qepën, kripën, piperin e zi dhe vazhdojmë t'i kavërdisim. Pasi i heqim nga zjarri, i shtojmë majdanozin dhe i hedhim në një tavë xhami ose në pjata dheu.

Hapi 3

Përgatisim beshamelin:

Në një tenxhere të vogël hedhim pak vaj dhe e vendosim në zjarr. I shtojmë miellin dhe fillojmë ta përziejmë. I shtojmë qumështin e ftohtë, kripë, piper dhe vazhdojmë t'i përziejmë derisa të fillojë të ziejë. Nëse është pak e trashë mund ta hollojmë me qumësht ose ujë.

Hapi 4

Beshamelin e hedhim mbi peshqit dhe e përhapim me lugë nga të gjitha anët. Sipër i hedhim djathin e grirë, e vendosim në furrë të ngrohur në 170°C dhe e lemë derisa të skuqet mirë.

Vlerësimi Mesatar

(5 / 5)

5 5 21
Vlerëso këtë Recetë

21 vizitorë vlerësuan këtë recetë

Receta nga Editori:
  • tave_kosi-gatuajmire

    Tavë kosi (Elbasani)

  • fasule-turshi_gatuajmire

    Fasule të njoma turshi

  • turshi-lakre_gatuajmire

    Lakër e kuqe turshi

  • pogace_me_djathe-gatuajmire

    Pogaçe me djathë

  • qebapi_i_shehzades-gatuajmire

    Qebapi i Shehzades

Komente mbi Recetën

  1. Dërguar nga Valdete 1 Gusht, 2013

    E mire kjo por nuk ka frut deti, veç peshk! :)

    • Dërguar nga Editori 1 Gusht, 2013

      Te drejte ke por dhe peshqit prodhime deti jane! :) Mund të përdornim një titull tjetër por po lemë kështu.

  2. Dërguar nga Nila Tr 1 Gusht, 2013

    Sa minuta duhet te qendroje ne furre?

    • Dërguar nga Editori 1 Gusht, 2013

      Koha e pjekjes varion nga 25-35 minuta. Kur te filloje te marre ngjyre siper si tek fotoja ilustruese eshte gati.

Shto një Koment


3 − = 2

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.