Gylaç

2013-07-15
gylac
  • Persona : 6
  • Koha e Përg. : 20m
  • Koha e Pjekjes : 15m
  • Gati për : 35m

Gylaçi është ëmbëlsirë tradicionale turke. Për përgatitjen e tij përdoren peta të veçanta që mbajnë të njëjtin emër dhe të përgatitura enkas për këtë ëmbëlsirë. Në Kosovë dhe Maqedoni është pjesë e kulturës sidomos e banorëve me prejardhje turke. Ndërsa në Shqipëri, për faktin se kjo ëmbëlsirë nuk është e përhapur, mund të haset vështirësi në gjetjen e petave të gatëshme të gylaçit. Përgatitja e tyre në ambjentet e shtëpisë është paksa e vështirë por jo e pamundur.

Në recetën e mëposhtme është shpjeguar përgatitja e gylaçit me peta të gatëshme. Mënyrën se si të përgatisim vetë petat e gylaçit do ta publikojmë në një shkrim të veçantë.

Përbërësit

  • 6 peta gylaçi
  • 3 gota uji qumësht
  • 1 gotë uji sheqer

Për sipër:

  • 1 filxhan çaji fruta të thata të shtypura (arra, fistik, lajthi)

Përgatitja

Hapi 1

Gjysmën e qumështit e ziejmë me sheqerin dhe e lemë të ftohet. Gjysma tjetër e qumështit zihet më vehte dhe lihet të ftohet.

Hapi 2

Në një tepsi e cila është e madhe aq sa të zejë një petë, hedhim qumështin pa sheqer. Marrim një petë dhe e futim në tepsi. Pasi të zbutet paksa në qumësht, e heqim dhe e mbështjellim në formë katrore ose trekëndëshe sipas dëshirës me madhësinë e pëllëmbës së dorës. Nëse dëshirojmë, brenda i hedhim pak nga frutat e thata të thërmuara. Gylaçin e mbështjellë e vendosim në një tepsi tjetër. Këtë e përsëritim dhe me petat e tjera.

Hapi 3

Pasi të kemi 6 gylaçë të mbështjellë në një tepsi, i hedhim sipër qumështin e sheqerosur. Pasi ta kenë thithur qumështin, gylaçët i vendosim në pjata dhe i servirim. Sipër u hedhim nga frutat e thata të thërmuara. Pak lëng trëndafili sipër do t'i japë shije dhe aromë të veçantë.

Kujdes:
Petat e gylaçit duhet të jenë të freskëta. Me peta bajate e të vjetëruara gylaçi nuk del aspak i mirë.

Kategoria e Recetës: Përbërësit: , , ,
Vlerësimi Mesatar

(5 / 5)

5 5 21
Vlerëso këtë Recetë

21 vizitorë vlerësuan këtë recetë

Receta nga Editori:
  • pogace_me_djathe-gatuajmire

    Pogaçe me djathë

  • qebapi_i_shehzades-gatuajmire

    Qebapi i Shehzades

  • qebap_tepsie6-gatuajmire

    Qebap tepsie

  • byrek-pacanga_gatuajmire

    Byrek paçanga

  • pite_ramazani3-gatuajmire

    Pite Ramazani

Komente mbi Recetën

Shto një Koment


9 − = 3

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.