Japrak me lakër

2013-08-02
japrak-me-laker-
  • Persona : 6
  • Koha e Përg. : 15m
  • Koha e Pjekjes : 55m
  • Gati për : 1:10 h

Përbërësit

  • 1 kokë lakër e madhe
  • 500 gr mish i grirë
  • 2 gota uji oriz
  • 1 qepë e thatë (e madhe)
  • 1 lugë gjelle salcë speci ose domatesh
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 1 tufëz majdanoz
  • Piper i zi
  • Spec i kuq
  • Mente e tharë
  • Kripë
  • Vaj Ulliri

Përgatitja

Hapi 1

Lakrën e ndajmë në dy pjesë dhe e vemë në ujë me kripë të valuar që të zbutet. Pasi të jetë zbutur e heqim dhe e lemë të ftohet. Fletët e mëdha i ndajmë pa i prishur dhe i lemë veçmas për t'i përdorur më pas si mbështjellje.

Hapi 2

Përgatisim harxhin:

Qepën e grijmë hollë dhe e hedhim në një enë. Shtojmë orizin, salcën e tretur në pak ujë, mishin e grirë, majdanozin e grirë imët, piperin e zi dhe specin, kripë dhe pak ujë (1 filxhan kafeje). I përziejmë mirë me dorë.

Hapi 3

Marrim një nga fletët e lakrës dhe e shtrijmë për së gjati. Hedhim në njërin cep 1-2 lugë nga harxhi i përgatitur. E mbështjellim në formë ruloje. Cepat mund ti presim paksa nëse janë të gjatë. E lemë veç dhe e përsërisim këtë procedurë derisa të mbarojë harxhi.

Hapi 4

Marrim një tenxhere dhe në fund të saj shtrijmë 3-4 fletë lakre të zier. Mbi to fillojmë të vendosim me rregull japrakët e përgatitur. Mund t'i rreshtojmë në 2 apo 3 shtresa derisa t'i zërë të gjitha. Në fund, sipër u hedhim thelpinjtë e hudhrës të shtypura lehtë me një lugë ose thikë. I hedhim rreth 1 gotë ujë, 2-3 lugë vaj ulliri dhe mente të tharë. Mbi japrakët vendosim një pjatë përmbys që ti ruajë ato të mos hapen gjatë zierjes. Tenxheres i vemë kapakun dhe e vendosim mbi zjarr të mesëm që të ziejë për rreth 30-40 minuta.

Kujdes:

Nëse do të përdorim lakër të vogël, nuk e ndajmë në dy pjesë por i heqim boshtin duke e prerë në formë rrethore. Gjatë mbështjelljes, evitojmë sa të mundemi damarët e trashë të fletëve. Nëse fletët janë të trasha, japrakët i ziejmë pak më tepër dhe i shtojmë përsëri ujë nëse duhet.

Vlerësimi Mesatar

(5 / 5)

5 5 27
Vlerëso këtë Recetë

27 vizitorë vlerësuan këtë recetë

Receta nga Editori:
  • tave_kosi-gatuajmire

    Tavë kosi (Elbasani)

  • fasule-turshi_gatuajmire

    Fasule të njoma turshi

  • turshi-lakre_gatuajmire

    Lakër e kuqe turshi

  • pogace_me_djathe-gatuajmire

    Pogaçe me djathë

  • qebapi_i_shehzades-gatuajmire

    Qebapi i Shehzades

Komente mbi Recetën

Shto një Koment


7 − 2 =

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.