Lakër me mish të grirë dhe patate

2013-06-01
laker-me-mish-te-grire-dhe-patate
  • Persona : 10
  • Koha e Përg. : 15m
  • Koha e Pjekjes : 40m
  • Gati për : 55m

Përbërësit

  • 1 lakër (mesatare)
  • 1 qepë e thatë
  • 150 gr mish i grirë
  • 2 patate të ziera
  • 1 filxhan çaji vaj luledielli
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Spec i kuq

Për Sosin

  • 1 filxhan çaji qumësht
  • 2 vezë
  • 1 gotë uji me djath kaçkavall të grirë në rende

Përgatitja

Hapi 1

Një tenxhere të madhe e mbushim deri në gjysëm me ujë dhe e vendosim mbi zjarr. Pasi uji fillon të valojë hedhim brenda gjethet e lakrës dhe kripën dhe i lemë të ziejnë.

Hapi 2

Fillojmë të përgatisim harxhën.

Në një tigan hedhim vajin dhe qepën e grirë dhe e vemë mbi zjarr. E përziejmë qepën dhe pasi skuqet pak i shtojmë mishin e grirë. I lemë të skuqen për rreth 3 minuta dhe pastaj i shtojmë patatet e grira në formë kubesh. Pasi i skuqim të gjitha bashkë për disa minuta duke i përzier, i hedhim kripë dhe spec të kuq. Pasi e heqim nga zjarri i hedhim majdanozin e grirë.

Hapi 3

Gjethet e ziera të lakrës i nxjerrim, i fusim në ujë të ftohtë që të ftohen. Pastaj i heqim nga uji dhe i shtrydhim lehtë që t'ua largojmë ujin.

Hapi 4

Në një tas përziejmë vezët dhe vajin. Lyejmë tavën e furrit me vaj dhe fillojmë të shtrojmë gjethet e lakrës siç shtrojmë petat duke i vendosur në mes nga harxhi që përgatitëm. Këtë proçes e përsërisim derisa të na mbarohen përbërësit. Sipër e mbulojmë me fletë lakre dhe i hedhim përzierjen me qumësht dhe vezë. I hedhim sipër djathin e grirë dhe e vendosim në furrë të ngrohur në 170 °C derisa të skuqet mirë. Pasi e nxjerrim nga furri e lemë mënjanë për 20 minuta dhe pastaj e presim në copa.

Vlerësimi Mesatar

(5 / 5)

5 5 15
Vlerëso këtë Recetë

15 vizitorë vlerësuan këtë recetë

Receta nga Editori:
  • tave_kosi-gatuajmire

    Tavë kosi (Elbasani)

  • fasule-turshi_gatuajmire

    Fasule të njoma turshi

  • turshi-lakre_gatuajmire

    Lakër e kuqe turshi

  • pogace_me_djathe-gatuajmire

    Pogaçe me djathë

  • qebapi_i_shehzades-gatuajmire

    Qebapi i Shehzades

Komente mbi Recetën

Shto një Koment


9 − 7 =

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.