Supë me oriz dhe presh

2013-02-19
supe_me_presh-
  • Persona : 6
  • Koha e Përg. : 20m
  • Koha e Pjekjes : 30m
  • Gati për : 50m

Përbërësit

  • 1 filxhan çaji me oriz
  • 1 pras mesatar
  • 3 lugë gjelle kos
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle gjalpë ose margarinë
  • Ujë ose lëng pule
  • Spec i kuq
  • Kripë

Përgatitja

Hapi 1

Orizin pasi e lajmë e vendosim në një tenxhere të mbushur me 1 lt ujë dhe e vemë të ziejë derisa të fillojë të zbutet.

Hapi 2

Prasin, pasi e lajmë dhe e pastrojmë, e grijmë imët dhe ia shtojmë tenxheres në të cilën kemi vendosur orizin të ziejë. I lemë që të zihen bashkë me orizin.

Hapi 3

Në një enë tjetër fillojmë të përgatisim sosin për ta prerë supën.
Në enë hedhim kosin , miellin dhe i shtojmë afërsisht 1 gotë me ujë të ftohtë. Fillojmë t`i përziejmë me telin përzierës dhe i shtojmë pak ujë të ngrohtë në mënyrë që sosi të bëhet pak i vakët. Kontrollojmë orizin dhe preshtë , nëse janë zier i shtojmë ngadalë sosin dhe e prejmë. Pasi e prejmë supën e lemë të ziejë afërisht 5 minuta në zjarr të ulët.

Hapi 4

Supën e shërbejmë në tasa dhe sipër i hedhim gjalpin e tretur të cilit i kemi hedhur specin e kuq. Sipas dëshirës mund t`i hedhim edhe nanexhik.

Kategoria e Recetës: Përbërësit: , , , , , ,
Vlerësimi Mesatar

(4.5 / 5)

4.5 5 11
Vlerëso këtë Recetë

11 vizitorë vlerësuan këtë recetë

Receta nga Editori:
  • fasule-turshi_gatuajmire

    Fasule të njoma turshi

  • turshi-lakre_gatuajmire

    Lakër e kuqe turshi

  • pogace_me_djathe-gatuajmire

    Pogaçe me djathë

  • qebapi_i_shehzades-gatuajmire

    Qebapi i Shehzades

  • qebap_tepsie6-gatuajmire

    Qebap tepsie

Komente mbi Recetën

Shto një Koment


5 + = 10

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.